Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Irlandën për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtëmujorin e ardhshëm, duke i shprehur urimet më të mira ministres irlandeze të Punëve të Jashtme, Helen McEntee, dhe ekipit të saj për një mandat të suksesshëm.
Konjufca vlerësoi përkushtimin e Irlandës ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, duke theksuar se ky angazhim ka rëndësi të veçantë për rrugën evropiane të Kosovës.
Ai shtoi se pret bashkëpunim të ngushtë me Presidencën irlandeze gjatë muajve në vijim.




