Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Ministria e Ekonomisë kanë lansuar dy skema grantesh për bizneset, me një buxhet total mbi 1.5 milionë euro.
Skema për inovacion, me 1.16 milionë euro, synon mbështetjen e bizneseve të TIK-ut dhe start-up-ëve, ndërsa skema për energji të pastër, me 380 mijë euro, do të financojë investime në sisteme solare, efiçiencë energjetike dhe pajisje kursimi të energjisë.
Zyrtarët thanë se qëllimi i këtyre skemave është nxitja e inovacionit, rritja e konkurrueshmërisë dhe ulja e kostove energjetike për bizneset në Kosovë.




