Publicisti Veton Surroi ka paraqitur disa sugjerime lidhur me paqartësitë në procesin e formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ai thekson se zgjedhjet e 7 qershorit i kanë dhënë mandat Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë, në bashkëpunim me partnerë të mundshëm, ndërsa procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të trajtohet veçmas nga negociatat qeveritare.
Sipas tij, Presidenti nuk është pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe nuk duhet të lidhet me ndarjen e posteve apo programin qeverisës, por të trajtohet si funksion kushtetues që kërkon bashkëpunim politik.




