Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se kjo parti nuk ka bërë asnjë kompromis me kryeministrin Albin Kurti dhe nuk është e interesuar për bashkëpunim qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai theksoi se AAK nuk ka kërkuar takime me Kurtin dhe nuk synon pjesëmarrje në qeveri, duke thënë se partia e tij nuk është e interesuar për marrëveshje politike me VV-në.
Duke folur për çështjen e presidentit, Arifi tha se nëse LDK dhe PDK do ta konsideronin Ramush Haradinajn si kandidat të përbashkët për president, atëherë AAK do ta mbështeste një gjë të tillë.
Sipas tij, AAK nuk ka vendosur kushte për këtë proces dhe nuk e ka propozuar zyrtarisht askënd për këtë pozitë, duke e quajtur çështjen pjesë të një procesi tjetër politik.




