Një qytetar ka pretenduar se është gjobitur me rreth 600 euro nga policia serbe në kufi Kosovë–Serbi, pasi në telefonin e tij u gjetën fotografi me emblemën e UÇK-së.
Ai në emisionin “Fol me Ari” në Klan Kosova FM tha se telefoni i është kontrolluar nga autoritetet dhe më pas i është shqiptuar gjoba. Sipas tij, raste të ngjashme u kanë ndodhur edhe qytetarëve të tjerë, me gjoba që, në disa raste, kanë arritur deri në 4 mijë euro.




