Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të gjyqtares Mejreme Memaj, duke e shpallur të paligjshëm raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e dy anëtarëve të KGJK-së nga Gjykata Supreme.
Sipas aktgjykimit, KGJK ka gabuar në interpretimin e shumicës së nevojshme dhe duhet të bazohet vetëm në rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve të 23 janarit 2026.
Gjykata ka urdhëruar anulimin e vendimeve të KGJK-së dhe certifikimin e rezultatit të raundit të parë, sipas të cilit Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi shpallen fitues. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Apelit.




