Në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, gjatë qershorit 2026 janë regjistruar gjithsej 154 aksidente trafiku.
Prej tyre, 79 aksidente kanë qenë me lëndime ku janë lënduar 125 persona, ndërsa 75 aksidente kanë qenë me dëme materiale.
Në krahasim me qershorin 2025, kur ishin 196 aksidente, këtë vit është shënuar ulje prej 21.4%.
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithashtu 5.522 gjoba dhe ka hequr 93 patentë shoferë për shkelje të rënda të trafikut.
Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave, duke ftuar qytetarët të raportojnë kundërvajtjet përmes linjave zyrtare dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë”.




