Ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka folur në një intervistë në “Top Albania Radio” për eksperiencën e saj dhe planet për të ardhmen.
E pyetur për një pjesëmarrje të mundshme në Big Brother VIP Albania, ajo nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke thënë se gjithçka mbetet e hapur dhe se formatin e konsideron interesant.
Gjatë intervistës, Benita ka reflektuar edhe për eksperiencën e saj në BBVK, duke pranuar se në disa raste ka besuar dhe i ka dhënë rëndësi njerëzve të gabuar.
Ajo tha se nëse do të rikthehej në një format të tillë, do të sillej ndryshe dhe më strategjikisht, duke shtuar se do të tregonte një version tjetër të vetes.
Në fund, ajo kritikoi mënyrën se si shpesh perceptohet reality show në rajon, duke theksuar se formati duhet të fokusohet te loja dhe strategjia, jo vetëm te imazhi personal.




