Një person është plagosur me thikë të premten në Drenas, pas një përleshjeje që dyshohet të ketë ndodhur pas një aksidenti trafiku.
Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 11:00, kur autoritetet kanë pranuar informacion se një person ishte lënduar me mjet të mprehtë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.
Policia po heton rrethanat e rastit.




