Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Mutivodës gjatë kthimit nga vendlindja e tij.
Sipas familjarëve, i arrestuari është Osman Selmani, i cili pas ndalimit është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd. Ai po mbahet nën dyshime për krime lufte.
Familja e tij i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pavërteta. Ata kanë theksuar se besojnë në pafajësinë e tij dhe janë të vendosur ta ndjekin rastin deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
Autoritetet serbe ende nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth rastit./klankosova/




