Qyteti i Elbasan është përballur sërish me bllokime të trafikut gjatë fundjavës, si pasojë e fluksit të madh të automjeteve që lëvizin drejt zonave turistike.
Qindra mjete janë drejtuar sidomos në zonat e juglindjes dhe në destinacionet bregdetare, ndërsa shumë shoferë kanë zgjedhur autostradën Tiranë–Elbasan për shkak të punimeve në autostradën Tiranë–Durrës.
Situata është rënduar edhe nga kthimi i emigrantëve në atdhe për pushime, duke shtuar më tej ngarkesën në rrugë gjatë ditëve të nxehta të verës.




