Sipas mediave italiane, strategjia e Inter Milan në merkaton hyrëse varet nga largimet e disa lojtarëve për të siguruar të ardhura dhe hapësirë në skuadër.
Mes emrave që pritet të largohen përmenden Kristjan Asllani dhe Benjamin Pavard. Përfaqësuesi i tyre, agjenti Federico Pastorello, ka zhvilluar takim me drejtuesit e klubit, ku është diskutuar gjetja e ofertave konkrete për transferim.
Interi raportohet se i vlerëson të dy lojtarët me çmim rreth 12–15 milionë euro, ndërsa interesim më i madh po vjen nga klubet jashtë Italisë, përfshirë edhe ato nga Arabia Saudite.
Për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij dhe për destinacionin e radhës.




