Më 2 dhe 3 korrik 2026, personeli nga misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX Kosovo, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin Emergjent zhvilluan aktivitete të përbashkëta trajnuese në kuadër të ushtrimit “Golden Sabre 2026”.
Stërvitja është mbajtur në Camp Vrelo në Prishtinë dhe ka testuar aftësitë e menaxhimit të krizave në skenarë kompleksë të sigurisë, përfshirë trajtimin dhe asgjësimin e pajisjeve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.
Në ushtrim mori pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me mandatin e saj për mbrojtje civile.
KFOR-i theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të garantuar një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.





