Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se vendi po përgatitet për skenarë të ndryshëm sigurie dhe se muajt e ardhshëm mund të jenë “kritikë” për shkak të kërcënimeve nga Rusia.
Ai reagoi pas raportimeve të mediave ndërkombëtare për një plan të mundshëm provokimi të armatosur ndaj Polonisë, që sipas tyre do të synonte testimin e vendosmërinë së NATO-s.
Tusk theksoi se nuk dëshiron të krijojë panik, por shtoi se Polonia dhe shtetet baltike janë të vetëdijshme për rrezikun dhe po përgatiten për situata të ndryshme, në koordinim me aleatët perëndimorë.
Sipas raportimeve, skenarët e përmendur përfshijnë sulme të mundshme ndaj infrastrukturës ose veprime ushtarake që do të synonin presion ndaj vendeve të NATO-s dhe mbështetjes për Ukrainën.




