Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje në parakualifikimet për Eurobasket 2029, duke u mposhtur nga Shqipëria me rezultatin 89:82 në Prizren.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” u karakterizua nga mungesa e ritmit të Kosovës dhe nga një numër i ulët i tifozëve në tribuna.
Me këtë disfatë, Kosova mbetet jashtë garës për kualifikim në fazën e ardhshme, duke humbur matematikisht mundësitë për Eurobasket 2029.
Skuadra do ta mbyllë ciklin kualifikues më 5 korrik me ndeshjen ndaj Sllovakisë në udhëtim.




