Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë dhe 250-vjetorit të themelimit të shtetit amerikan.
Përmes një postimi, Kurti ka rikujtuar rëndësinë historike të Deklaratës së Pavarësisë së vitit 1776, duke theksuar se parimet e saj për lirinë, barazinë dhe të drejtat e patjetërsueshme kanë frymëzuar popuj të shumtë në mbarë botën, përfshirë edhe shqiptarët.
Ai ka përmendur takimin e Fan Noli me presidentin amerikan Woodrow Wilson në vitin 1918, duke vlerësuar rolin e Wilsonit në mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore.
Po ashtu, Kurti ka kujtuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, duke veçuar deklaratën e vitit 2007 të ish-presidentit amerikan George W. Bush, e cila, sipas tij, mbetet një nga momentet më të rëndësishme në rrugën e shtetformimit të Kosovës.
“Me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan, gëzuar 4 Korrikun, gëzuar përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Kurti. 🇺🇸🇽🇰




