Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka vlerësuar se deputetët nuk duhet të shkojnë në pushim veror derisa Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e reja.
Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pritet të nisë procesi i konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, prandaj kërkohet angazhim i vazhdueshëm nga deputetët.
Jakaj theksoi se, ndonëse rregullorja parasheh pushimin parlamentar në fund të korrikut, situata aktuale politike kërkon që Kuvendi të vazhdojë punën për të shmangur vonesat dhe pasojat për qytetarët.
Ai u bëri thirrje partive politike që t’i japin përparësi krijimit të institucioneve funksionale dhe miratimit të çështjeve me rëndësi për vendin, para se të mendojnë për pushimet verore./EO/




