Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur statistikat lidhur me aksidentet në trafik, gjobat e shqiptuara dhe personat e arrestuar.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku. Prej tyre, 27 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 24 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të trafikut, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,286 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona. Nga ta, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.




