Policia e Kosovës ka marrë pjesë më 2 dhe 3 korrik në ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e Artë 2026-1”, i zhvilluar në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, në bashkëpunim me Forca e Sigurisë së Kosovës, KFOR, EULEX dhe AME-në.
Qëllimi i ushtrimit ishte rritja e gatishmërisë dhe koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve kritike dhe situatave me rrezik të lartë.
Skenari përfshiu reagimin ndaj kërcënimeve të sigurisë, menaxhimin e mjeteve shpërthyese, protestave të dhunshme, evakuimin e personave dhe operacione të tjera të specializuara në terren.
Sipas Policisë së Kosovës, ushtrimi u vlerësua për nivelin e lartë të profesionalizmit, disiplinës dhe bashkëpunimit mes institucioneve pjesëmarrëse.




