Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Ai ka vlerësuar 4 Korrikun e vitit 1776 si një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne, që simbolizon lindjen e një shteti të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Abdixhiku theksoi se SHBA-të kanë luajtur rol kyç në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe në mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit.
Ai ritheksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA, duke e cilësuar atë si të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe miqësi të qëndrueshme. 🇺🇸🇽🇰




