Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Në urimin e saj, organizata ka shprehur mirënjohje për popullin amerikan, Qeverinë e SHBA-së dhe ushtarët e diplomatët që, sipas saj, kanë kontribuar në lirinë dhe paqen përtej kufijve të vendit të tyre.
OVL-UÇK ka theksuar se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në periudhën e luftës në Kosovë dhe në rrugën drejt shtetësisë, duke e cilësuar SHBA-në si aleatin më të rëndësishëm të vendit.
Gjithashtu, në deklaratë vlerësohet prania e ushtarëve amerikanë në Kosovë, e cila konsiderohet garanci për paqe dhe stabilitet në vend.
Në fund, organizata ka uruar popullin amerikan dhe ka theksuar miqësinë e përhershme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. 🇺🇸🇽🇰




