Ish-presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke thënë se SHBA nuk ka vepruar me “fjalë boshe”, por me vendosmëri dhe veprim konkret.
Në një postim për 4 Korrikun, Osmani tha se ndërhyrja, mbështetja dhe kontributi amerikan kanë qenë vendimtare për Kosovën.
Sipas saj, liria e Kosovës “ka gjurmë amerikane kudo”, ndërsa shtoi se partneriteti me SHBA-në duhet të vazhdojë me të njëjtën përgjegjësi dhe bashkëpunim.




