Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë në Komunën e Malishevës.
Sipas Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë dëmtuar sipërfaqe të mbjella me grurë, misër, qepë dhe shalqi, duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Sylë Dukolli, ka vizituar fermerët e prekur dhe ka njoftuar se nga java e ardhshme komisioni komunal do të nisë vlerësimin e dëmeve në terren.
Pas evidentimit të dëmeve, dokumentacioni do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për shqyrtimin e mundësive të kompensimit të fermerëve të dëmtuar. Drejtoria ka kërkuar gjithashtu mbështetje institucionale për fermerët e prekur nga këto fatkeqësi natyrore.






