Deputetja e rizgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2025, duke thënë se të dhënat konfirmojnë shqetësimet për gjendjen ekonomike në vend.
Sipas saj, ekonomia po rritet ngadalë, ndërsa inflacioni dhe varësia nga importi po rriten. Bajrami theksoi se deficiti tregtar ka arritur në nivele rekord dhe se importet e larta po e bëjnë ekonominë të paqëndrueshme.
Ajo kërkoi ndryshim të politikave ekonomike, me fokus te prodhimi vendor, rritja e eksporteve dhe ulja e kostos së energjisë për bizneset.




