Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se moszhvillimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja me rrjetin rajonal mund t’i kushtojë Kosovës qindra miliona euro.
Ai tha se, sipas një studimi të financuar nga institucione amerikane dhe MCC, investimi në infrastrukturën e gazit mund të sjellë përfitime neto deri në 600 milionë euro, si dhe normë kthimi rreth 27 për qind.
Shala theksoi se gazi natyror do të shërbente si zgjidhje tranzitore energjetike, krahas investimeve në burime të ripërtëritshme dhe modernizim të sistemit elektroenergjetik.




