Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetëse të vazhdueshme të Kosovës dhe aspiratave të saj për pavarësi.
Ai ka folur për rëndësinë e 4 Korrikut për SHBA-në, duke e cilësuar si festën më të madhe në vend dhe duke theksuar lidhjet historike mes dy vendeve.
Spahiu tha se SHBA ka dëgjuar shqetësimet e shqiptarëve gjatë viteve ’90 dhe më pas ka mbështetur fuqishëm procesin e pavarësisë së Kosovës, duke e quajtur marrëdhënien Kosovë–SHBA “miqësi të përjetshme”.




