Fermerët kosovarë të qumështit kanë reaguar pas konferencës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke thënë se nuk është dhënë asnjë informacion i ri dhe se ende po presin rifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët.
Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV që të publikojnë rezultatet e mostrave të qumështores “Vita” për muajt prill dhe maj 2026, duke kërkuar sqarime për vonesat në publikimin e tyre.
Fermerët paralajmërojnë se, nëse nuk gjendet zgjidhje, mund të organizojnë protestë në Prishtinë.




