Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është 1.41 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.36 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.64 euro për litër.




