Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, janë shënuar gjithsej 27 aksidente me persona të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 2 mijë e 63 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.




