Sot janë bërë 36 vjet nga okupimi i Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP), kur më 5 korrik 1990 forcat serbe ndaluan transmetimin e mediumit të parë televiziv shqiptar në Kosovë.
Me këtë rast, drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, ka vlerësuar kontributin e ish-punëtorëve të RTP-së në ruajtjen e frymës së rezistencës dhe informimit gjatë periudhave më të vështira.
Gërvalla tha se mbyllja e RTP-së la pasoja të mëdha te familjet e punëtorëve dhe se kontributi i tyre mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së transmetuesit publik dhe gazetarisë në Kosovë.




