Një person është arrestuar sot pas një ndjekjeje policore që përfundoi me aksident trafiku në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë.
Sipas Policisë, i dyshuari nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur në një pikë kontrolli në fshatin Krushë të Rahovecit dhe gjatë ikjes ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë.
Gjatë përcjelljes në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ai ka goditur një automjet zyrtar të Policisë dhe një veturë civile, duke shkaktuar aksident.
Pas ngjarjes, i dyshuari është përpjekur të largohet në këmbë, por është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.




