Artan Behrami ka reaguar ndaj kritikave për protestën e fermerëve të qumështit, duke i cilësuar sulmet ndaj tyre si të padrejta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se forma të ngjashme proteste janë përdorur edhe nga fermerët në vende të ndryshme të Evropës, të cilët kanë derdhur qumësht në shenjë pakënaqësie ndaj politikave dhe çmimeve që i konsideronin të padrejta.
Behrami përmendi edhe një protestë të fermerëve nga Gjermania dhe Franca në vitin 2009, duke theksuar se veprimet e fermerëve kosovarë nuk duhet të paragjykohen pasi metoda të ngjashme janë përdorur edhe në shtete të tjera evropiane.




