Policia e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë 29.06–05.07.2026, duke u fokusuar te drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.
Si rezultat, janë shqiptuar 60 gjoba dhe janë konfiskuar 30 motoçikleta/skuterë për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe mungesë dokumentacioni.
Sipas policisë, shkeljet kryesore përfshijnë drejtim pa patentë, pa regjistrim dhe pa helmetë mbrojtëse.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.




