Kievi është goditur nga një valë e re sulmesh ruse, ku sipas autoriteteve ukrainase kanë humbur jetën të paktën nëntë persona dhe janë plagosur 46 të tjerë, përfshirë edhe fëmijë.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të mundshëm të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të banimit të dëmtuara nga raketat dhe dronët.
Sipas administratës ushtarake të Kievit, sulmet kanë shkaktuar zjarre në zona të banuara dhe dëme në ndërtesa banimi, depo dhe një punishte mekanike. Po ashtu, janë raportuar automjete të djegura dhe shkatërrime të mëdha infrastrukturore.
Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se sulmet kanë ndodhur në një periudhë tensionesh të shtuara, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më herët për një rrezik të sulmeve të reja ndaj kryeqytetit./Sinjali/




