Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kërkuar reagim nga Bashkimi Evropian lidhur me ndalimet e qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, duke i cilësuar ato si veprime pa bazë ligjore.
Në një deklarim për “Ekonomia Online”, Ibishi tha se ish-pjesëtarët e UÇK-së duhet të shmangin kalimin nëpër Serbi, ndërsa qytetarët e tjerë duhet të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve.
Ai theksoi se çështja duhet të adresohet në Bashkimin Evropian, duke kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj Serbisë për, siç tha ai, kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
Ibishi komentoi edhe rastet e fundit të raportuara për ndalime dhe pretendime për keqtrajtime apo kërkesa korruptive nga autoritetet serbe, duke i cilësuar si shqetësuese dhe të papranueshme.
Sipas tij, situata mund të çojë në nevojën për masa reciproke, nëse nuk ka reagim nga institucionet ndërkombëtare.




