Një grup fermerësh janë mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në shenjë pakënaqësie ndaj ndalimit të grumbullimit të qumështit.
Protestuesit kanë arritur me traktorë dhe cisterna, duke u grumbulluar para objektit të ministrisë.
Protesta ishte paralajmëruar një ditë më parë nga organizatorët, ndërsa fermerët kërkojnë zgjidhje për situatën në sektorin e qumështit.




