Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në Betejën e Loxhës, 28 vjet pas zhvillimit të saj.
Ai tha se kjo betejë mbetet një nga momentet e rëndësishme të historisë së Kosovës, duke nderuar të gjithë ata që luftuan për liri dhe pavarësi.
Abdixhiku veçoi kontributin e Kolonel Tahir Zemajt, si dhe të Heroin Rrustem Bruçi, duke i cilësuar si figura të rëndësishme të rezistencës dhe organizimit në atë periudhë.
Po ashtu, ai përkujtoi edhe Lumni Surdullin dhe Enver Alajn, të cilët ranë në këtë betejë.
Në fund, Abdixhiku tha se sakrifica e të rënëve në Loxhë mbetet amanet për ruajtjen e lirisë dhe forcimin e shtetit të Kosovës, duke përfunduar me nderim për të gjithë dëshmorët.




