Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në fshatin Xërxë, në rrugën Gjakovë–Prizren.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.




