Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin në rastin “Orenda”, që lidhet me keqtrajtimin e një të moshuare në një shtëpi të pleqve në vitin 2022.
E pandehura Aurona Pelaj është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, pasi është vërtetuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Në dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Gjykata i ka ndaluar asaj ushtrimin e profesionit të infermieres për 5 vjet.
E pandehura tjetër, Altina Rexhepi, është liruar nga akuza, ndërsa për Remzie Kuqin është refuzuar akuza pas tërheqjes së Prokurorisë.




