Një nga çiftet më të njohura të skenës shqiptare, reperi Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa, kanë festuar 14-vjetorin e lidhjes së tyre.
Me këtë rast, Gresa ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të hershme të çiftit, ku ata shfaqen në fillimet e lidhjes së tyre.
Ajo ka shkruar “Gëzuar 14 vite së bashku”, duke kujtuar rrugëtimin e tyre të gjatë dhe të qëndrueshëm.
Sot, çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të pëlqyera për publikun.





