Një mosmarrëveshje për çështje pronësore mes dy kushërinjve në fshatin Llozicë të Malishevës ka përfunduar në përleshje fizike.
Si pasojë e konfliktit, të dy personat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas trajtimit, ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dy janë ndaluar, ndërsa rasti është duke u hetuar./Sinjali/




