Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë, me synim lehtësimin e punësimit dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Marrëveshja u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë të punojnë në vendin tjetër përmes agjencive përkatëse të punësimit, duke gëzuar të drejta dhe mbrojtje të barabarta me punëtorët vendas.
Po ashtu, parashihen programe të përbashkëta për aftësim profesional, njohje të certifikatave, shkëmbim përvojash dhe përmirësim të shërbimeve të punësimit.
Zbatimi i marrëveshjes do të bëhet nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive e Shqipërisë (AKPA), ndërsa ajo do të jetë në fuqi për një periudhë katërvjeçare.




