Adi dhe Ola po vazhdojnë ta shijojnë lidhjen e tyre, e cila duket se po forcohet gjithnjë e më shumë pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality-show.
Së fundmi, çifti ka nisur pushimet në jugun e Shqipërisë, duke zgjedhur një destinacion bregdetar për disa ditë relaksi larg angazhimeve të përditshme.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata kanë ndarë momente nga qëndrimi i tyre, ku shihen duke shijuar ambientet luksoze, pishinën dhe pamjen e mrekullueshme nga deti.
Fotot e publikuara i tregojnë të lumtur dhe pranë njëri-tjetrit, duke konfirmuar se romanca e tyre po vazhdon me të njëjtin intensitet edhe jashtë vëmendjes së kamerave.




