Qumështorja “Vita” do të rifillojë nga sonte grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët, pas një takimi mes Ministrisë së Bujqësisë, përfaqësuesve të fermerëve, prodhuesve të qumështit dhe përpunuesve.
Palët janë pajtuar të presin rezultatet zyrtare të analizave laboratorike që po kryhen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila është zotuar se do t’i publikojë ato sa më shpejt.
Sipas përfaqësuesve të fermerëve, vonesa në publikimin e rezultateve lidhet me faktin se mostrat janë marrë edhe në qumështore të tjera dhe analizat kërkojnë kohë për t’u përfunduar.
Ndërkohë, rifillimi i grumbullimit të qumështit u cilësua si një zgjidhje e përkohshme, derisa palët të vazhdojnë diskutimet për çështjet e ngritura nga fermerët./EO/




