Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti mund të preferojë zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje për krijimin e institucioneve.
Sipas tij, Kosova po përballet me bllokadë politike, pasi nuk ka president dhe qeveri me kompetenca të plota, ndërsa opozita e fragmentuar nuk po gjen konsensus.
Serwer paralajmëron se zgjedhjet e reja mund të rrisin pakënaqësinë e qytetarëve dhe thekson se polarizimi politik po e vështirëson kompromisin./EO/




