Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, 7 korrik 2026.
Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent dhe tashmë ka arritur në 1.42 euro për litër.
Ndërkaq, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.36 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) me 0.63 euro për litër.
Këto çmime janë të vlefshme vetëm për datën 07.07.2026, në përputhje me vendimin e MINT-it.




