Të martën në Kosovë pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pasdites vranësirat mund të sjellin reshje të lehta shiu në disa zona.
Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14°C në mëngjes, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.




