Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të renditet ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në periudhën e ardhshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati iu referua projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), sipas të cilave ekonomia e Kosovës parashihet të ketë një performancë të fortë krahasuar me shumë vende të tjera.
Ai theksoi se parashikimet e FMN-së e vendosin Kosovën në mesin e ekonomive me perspektivën më të mirë të rritjes, duke e cilësuar këtë si një tregues pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit në vitet që vijnë.




