Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se vendet evropiane anëtare të aleancës dhe Kanadaja kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje, duke u afruar me nivelin e investimeve të Shteteve të Bashkuara.
Deklarata e Ruttes u bë para samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e vendeve anëtare pritet të diskutojnë objektivat e reja për financimin e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas tij, aleatët evropianë dhe Kanadaja po investojnë rreth 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke sjellë rritje të konsiderueshme të fondeve për këtë sektor.
Rutte theksoi se NATO duhet të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, veçanërisht pas intensifikimit të sulmeve ruse në rajonin e Kievit.
Në samitin dyditor pritet të shqyrtohen edhe planet e aleatëve për arritjen e objektivit të ri prej 5 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035.




