Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e rënë në Betejën e Morinës, më 7 korrik 1998, në Zonën Operative të Dukagjinit.
Së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, Haradinaj nderoi kujtimin për luftëtarët që ranë në këtë betejë, si dhe për dëshmorin Agim Mazrekaj.
Ai theksoi se sakrifica e tyre mbetet frymëzim në rrugën drejt lirisë së Kosovës.




